Trajneri spanjoll është një admirues i cilësive të mesfushorit

Futboll

Trajneri spanjoll është një admirues i cilësive të mesfushorit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:51
Trajneri spanjoll është një admirues i cilësive të mesfushorit

Mançester Siti i Pep Guardiolës duket se ka nisur nga puna për të ndërtuar një ekip të denjë për të arritur më në fund suksesin në Ligën e Kampioneve, ku pas transferimit të Erling Haland.

“Qytetarët” duket se janë vënë në ndjekje të mesfushorit të talentuar të Barcelonës, Gavi.

Sipas raportimeve nga “Mirror”, trajneri spanjoll duket se është një admirues i cilësive të mesfushorit dhe e ka kontaktuar atë për ta pyetur lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë.

Barcelona e konsideron si të pashitshëm lojtarin, por duke parë problemet financiare katalanasit mund të dorëzoheshin përball një oferte të majme nga ana e Sitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat