Kur u pyet për Erling Haaland, kështu u përgjigj

Futboll

Kur u pyet për Erling Haaland, kështu u përgjigj

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:12
Kur u pyet për Erling Haaland, kështu u përgjigj

Prezidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka folur së fundmi në lidhje me Zinedine Zidanen, por jo vetëm. Në një intervistë për “El Chiringuito”, ai theksoi se trajnerin francez e ka parë gjithmonë si pjesë të Real Madrid.

“Gjithmonë kam menduar se ai ishte një njeri i Real Madrid dhe i kombëtares franceze, por po ndryshoj mendje.”-deklarata të bëra këto në lidhje me zërat se tekniku do të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.

Më tej, më epike kanë qenë deklaratat e kreut të klubit të “Los Blancos” kur u pyet për Erling Haaland.

“Ne kemi numrin 9 më të mirë në botë dhe nuk do të kishim nënshkruar kurrë me Haaland për ta mbajtur atë në stol.“-tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat