SHF “Kurda” kampion në U13 në ‘Play-Off”-in Nacional 

Futboll

SHF “Kurda” kampion në U13 në ‘Play-Off”-in Nacional 

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:42
SHF “Kurda” kampion në U13 në ‘Play-Off”-in Nacional 

Futbollistët e SH “Kurda” janë kampion të grupmoshës deri 13 vjeç në “Play-Off”-in Nacional, i cili po zhvillohet në Hajvali.

Në ndeshjen finale Kurda shënoi fitore në duel me 2 Korrikun, me rezultat bindës 3:0. Njomakët e SHF “Kurda” patën paraqitje shumë të mirë, duke e dominuar nga fillimi ndeshjen dhe duke u kurorëzuar në fund me meritë me titullin e kampionit. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Dardan Fazliu realizoi golin e parë në minutën e 6-të, teksa më pas shënuan edhe Tuan Havolli, në minutën e 23-të dhe Leart Haxhiu, në minutën e 27-të.

Në fund, medaljet për dy skuadrat finaliste i ndanë anëtarët e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe Ismajl Ajeti, derisa trofeun e kampionit për kapitenin e Kurdës, Tuan Havolli e dorëzoi presidenti Agim Ademi, i cili i përgëzoi të dyja palët për lojën e shfaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat