Agjenti i Dybala nuk po arrin marëveshje me Interin

Futboll

Agjenti i Dybala nuk po arrin marëveshje me Interin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 23:03
Paulo Dybala

Tani pasi që Interi ka arritur marrëveshje në parim me Chelsea për Romelu Lukaku, ata kanë filluar punën për transferimin e Paulo Dybala ku kanë kërkuar nga agjenti i tij që ta reduktojë shumën e kërkesave të tij për transferin pa kontratë të argjentinasit 

Disa burime kanë konfirmuar këtë mbrëmje në Itali që Chelsea ka pranuar huazimin pa kushte në shumë prej 8 milionë plus bonuset që varen nga paraqitja e skuadrës. 

Belgu pritet që të bëjë testet mjekësore jo më larg se të premten kur edhe do të zyrtarizohet rikthimi i tij në San Siro. 

Interi i kishte pauzuar bisedimet me Dybala në mënyrë që ta finalizojë marrëveshjen për Lukaku, por FCInter1908.it ka shkruar se ata kanë caktuar një takim me agjentin e tij, Jorge Antun, për të diskutuar të ardhmen e ish yllit të Juventusit. 

Ai është agjent i lirë, por Zikaltërit ende nuk kanë arritur që të merren vesh për kushtet personale të tij, duke kërkuar nga Dybala që të redukton kërkesën e tij për pagë 8 milionë dhe po ashtu kanë kërkuar që Antun ta ulë shumë më shumë shumën për komisionin e tij. 

Pritet që ata të merren vesh për një pagë gjashtë milionë euro për sezon, përfshirë bonuset, teksa marrëveshja që ai kishte bërë me Juventus më 2021 para se klubi të tërhiqej nga ajo vlente 10 milionë euro për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat