Muller tallet keq me Bale

Futboll

Muller tallet keq me Bale

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:57
Ilustrim

Edhe një herë dashuria e njohur e Gareth Bale për golfin është kthyer në objekt shakash. Këtë herë gjithçka është shkaktuar nga një pyetje e bërë në faqen zyrtare të Champions League në “Twitter”.

Zgjidh një lojtar që do të bënte këtë goditje”, -ishte shkrimi në postimin e Champions League dhe aq iu desh Thomas Muller. Gjermani reagoi direkt dhe zgjodhi emrin e Gareth Bale.

Kjo padyshim ka shkaktuar të qeshura te të gjithë që kanë parë reagimin e Muller. Kjo më shumë për faktin se lojtari  Bayern Munich njihet për shkaka dhe vënien në lojë të futbollistëve të tjerë.

Megjithatë tashmë mbetet të shihet nëse do të vijë një përgjigje nga Gareth Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat