Malisheva dhe Behar Maliqi, ndajnë rrugët

Futboll

Malisheva dhe Behar Maliqi, ndajnë rrugët

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 14:33
Maliqi

Malisheva dhe Behar Maliqi kanë ndarë rrugët!

Ish-mesfushori i disa skuadrave elitare, por që karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ndarjen me skuadrën e Arsim Thaqit.

Ai ka thënë “se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit Malisheva, pasi i ka skaduar kontrata një vjeçarë që kishte me klubin”.

Kujtojmë së Maliqi në të kaluarën ka veshur fanellën e FC Prishtinës, KF Feronikeli, KF Hysi (klub i shuar), duke fituar tituj të shumtë, derisa ka qenë edhe pjesë e Partizanit të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat