Boehly pati një deklaratë spektakolare

Futboll

Boehly pati një deklaratë spektakolare

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:26
Boehly pati një deklaratë spektakolare

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, vendosi të kompletojë përforcimet për klubin e tij këtë verë.

Biznesmeni amerikan ishte dje në Barcelonë. Ai është takuar me drejtuesit e klubit katalanas dhe bota e futbollit e di se është folur për transferime të disa lojtarëve nga të dyja palët.

Megjithatë, Boehly pati një deklaratë spektakolare pas mbërritjes së tij në Barcelonë. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai erdhi në negociatat për Frenkie de Jong, pronari i Chelsea tha: “Erdhëm për të ngrënë,” u shpreh Boehly duke buzëqeshur.

Biznesmeni amerikan mbante një dosje të madhe me letra në dorë dhe fakti që u përpoq të dilte në këtë mënyrë nga pyetja e gazetares, bëri të qeshnin shumë njerëz. Chelsea planifikon të sjellë Frenkie de Jong dhe të përdorë Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso në këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat