Lukaku ndez motorët

Futboll

Lukaku ndez motorët

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:15
Lukaku

Romelu Lukaku fillon të ngrohë motorët për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi belg filloi stërvitjen me Interin ditën e djeshme dhe shënoi menjëherë dy gola në ndeshjen e parë të tijë me shokët e ekipit.

Goli i parë erdhi pas një pasimi të Lautaros dhe belgu me anë të një gjuajtje me të majtën e tij, dërgoi topin në rrjetë. Ndërsa goli i  dytë erdhi me anë të penalltisë.

Inter ka publikuar këto dy gola në rrjetin e tyre social dhe ka komentuar “E nisim aty ku e lamë”, duke nënkuptuar se Lukaku e mbylli aventurën me Interin duke shënuar dhe po e rinis edhe njëherë duke shënuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat