Zvicra avancon me 0:2 por nuk fiton ndaj Portugalisë 

Futboll

Zvicra avancon me 0:2 por nuk fiton ndaj Portugalisë 

Nga: K. G. Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Vashat e kombëtares së Zvicrës edhe pse avancuan me rezultat 0:2 në pesë minutat e parë të ndeshjes, nuk ia dolën të marrin tre pikë në hapje të Grupit C të Kampionatit Evropian në futboll (femrat). 

Portugalia këndellet dhe barazon me rezultat 2:2 me Zvicrën, në ndeshjen që u zhvillua në Leigh të Anglisë.

Për Zvicrën shënuan Sow (2'), Kiwic (5') dhe për Portugalinë Gomes (59') e Sukva (65').

Zvicra është në grup me Portugalinë, Holandën dhe Suedinë.

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, nuk luajti asnjë minutë për zviceranet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat