Tifozët e Juventusit thirrje yllit të skuadrës: Mos ik!

Futboll

Tifozët e Juventusit thirrje yllit të skuadrës: Mos ik!

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:06
Tifozët e Juventusit thirrje yllit të skuadrës: Mos ik!

Matajs De Ligt është gjithmonë e më larg Juventusit.

Mbrojtësi holandez ndiqet nga shumë skuadra, por ekipi që është ka interes më konkret është Bajerni i Mynihut që nesër pritet të bëjë një ofertë të re për të, ku thuhet se varion nga 80 deri në 90 milionë euro.

Së fundmi 22-vjeçari ka mbërritur në klinikën bardhezi “J-Medical” për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore për të nisur grumbullimin me Juventusin dhe është gjendur mes shumë tifozëve të “Zonjës së Vjetër” ku i kërkojnë të qëndrojë dhe të fitojë Champions-in së bashku me ta.

Më parë De Ligt e ka bërë të qartë se nuk ishte i sigurt nëse do të rinovojë me skuadrën piemonteze.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit, Matajs De Ligt u aktivizua gjithsej në Serinë A në 31 ndeshje ku shënoi 3 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat