Ronaldo refuzohet edhe nga PSG-ja?!

Futboll

Ronaldo refuzohet edhe nga PSG-ja?!

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 11:12
Ronaldo

PSG hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me yllin e Man. Junajted, Kristiano Ronaldo, sepse nuk kanë vend për të në skuadrën e tyre të mbushur me yje.

Ronaldo ka tronditur trajnerin e ri Erik ten Hag me kërkesën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford” këtë verë, sepse ai dëshiron të konkurrojë për trofe, megjithëse ka pak klube që mund të përballojnë pagën e tij astronomike prej 500,000 funtesh në javë. Al-Khelaifi dhe Mendes kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe janë takuar këtë verë pasi ky i fundit i ofroi klientit të tij kampionëve të Ligue 1.

Por, PSZH beson se ata nuk kanë hapësirë të mjaftueshme në buxhetin e tyre të pagave për të akomoduar Ronaldon, dhe gjithashtu kanë frikë se nuk do të jenë në gjendje ta përshtasin atë në skuadrën aktuale sepse ajo tashmë është e mbushur me emra si Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar.

Ata gjithashtu besojnë se Ronaldo nuk do të ishte nënshkrimi i duhur në këtë kohë, me PSZH që hyn në një epokë të re pas një riorganizimi hierarkik, pasi ra dakord për kushte të reja me Mbapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat