Xhaka zbulon çfarë fshihet pas kësaj lëvizje

Futboll

Xhaka zbulon çfarë fshihet pas kësaj lëvizje

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:18
Xhaka

Gabriel Jesus mund të ketë fituar “gjithçka” te Manchester City, por Granit Xhaka thotë se sulmuesi mbetet i vendosur të shtojë koleksionin e tij të trofeve pas transferimit te Arsenali.

Braziliani u është bashkuar “Gunners” në një marrëveshje prej 45 milionë paund dhe iu deshën më pak se 90 sekonda për të shënuar golin e tij të parë për klubin gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Nurnberg.

Xhaka është i bindur se të gjithë ata që janë shtuar në radhët e Mikel Artetës në “Emirates Stadium” janë gati t’i japin shumë arritje klubit të tyre.

25-vjeçari shënoi 95 gola për City-n, ndërsa i ndihmoi ata të fitojnë katër tituj të Premier League dhe tre triumfe të Carabao Cup.

Xhaka tha për “Sky Sports”: “Ata sjellin diçka më shumë se vetëm ndeshjet dhe fitoret, ata sjellin mentalitetin e të fituarit dhe kjo është ajo që na duhet këtu. Është e lehtë të flasësh, por duhet ta tregosh edhe në fushë.

Ata sjellin eksperiencë dhe sigurisht Gabby e njeh mirë Premier League-n. Më e rëndësihmja është të jenë lojtarë që kanë uri. Mund të fitosh shumë trofe dhe të thuash ‘mirë, mjafton’, por këta djem duan të fitojnë shumë më tepër me ne. Kjo është ajo që na bën të lumtur që i kemi ato.”

Arsenali ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në merkaton e verës, teksa përpiqet të rikthehet në garë për një vend në top-katërshe në sezonin 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat