Dybala thotë fjalët e para te Roma

Futboll

Dybala thotë fjalët e para te Roma

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:13
Dybala

Paulo Dybala është zyrtarizuar ditën e sotme si lojtari i ri i Romës, me argjentinasin që ka thënë fjalët e para për kanalin zyrtar të klubit duke mos i fshehur emocionet për këtë aventurë të re dhe duke zbuluar arsyet përse zgjodhi Romën për të vazhduar karrierën.

“Ditët deri në firmën e kontratës kanë qenë shumë emocionuese. Shpejtësia e negociatave dhe vendosmëria e Romës më bënë të vija këtu.

Bashkohem me një skuadër në rritje, një klub që ka baza solide për të ardhmen dhe një trajner si Murinjo me të cilin do të jetë një privilegj të punojë.

Si kundërshtar gjithmonë më ka pëlqyer atmosfera e tifozëve të Romës, tani mezi pres ti përshëndes veshur me këtë fanellë.”, u shpreh Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat