Grealish: Më duket sikur luaj me Aston Villa-n!

Futboll

Grealish: Më duket sikur luaj me Aston Villa-n!

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:30
Grealish: Më duket sikur luaj me Aston Villa-n!

Edhe nëse bëhet fjala për një ndeshje miqësore, Jack Grealish duket se e ka të pamundur të shmangë disa “shkelma” më tepër nga ana e kundërshtarëve.

Kështu, i ka ndodhur yllit të Manchester Cityt edhe në ndeshjen miqësore ndaj Club America teksa në një moment të caktuar fantazisti e gjeti veten mes kundërshtarëve duke u shtyrë dhe kapur me ta.

Një skenë e cila risolli në vëmendje sherrin që ndodhi në ndeshjen e Champions League ndaj Atletico Madrid.

Megjithatë, edhe pse ndonjëherë teprohet, Grealish nuk e ka aspak problem një situatë të tillë teksa së fundmi fantazisti thekson se i duket sikur ende luan te Aston Villa me gjithë goditjet që pëson nga kundërshtarët.

“Më pëlqen, vërtet më pëlqen dhe e shijoj kur kundërshtarët nisin edhe më godasin me shkelma. Cancelo më pyeti pse, sepse iu duk pak e çuditshme kjo dëshirë e imja.

Por, i thashë se edhe unë nuk kam një arsye të veçantë, ose ndoshta prej faktit se më duket sikur ende luaj me Aston Villa-n. Më motivon shumë kur kundërshtarët nisin dhe tensinohen e humbasin kontrollin”, u shpreh Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat