Lamtumira njoftohet

Futboll

Lamtumira njoftohet

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 14:47
Lamtumira njoftohet

Ka marrë fund “historia e dashurisë” mes napolit dhe Dries Mertens.  Palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës.

Sulmuesi belg kaloi nëntë vjet me Napolin pasi mbërriti në 2013 nga PSV Eindhoven dhe vazhdoi të bëhej një nga lojtarët më të rëndësishëm në klub.

Mertens kaloi legjendat si Diego Maradona dhe Marek Hamsik për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Napolit.

Belgu largohet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Napolin me 148 gola, ndërsa pas tij mbesin Lorenzo Insigne (122 gola), Hamsik (120 gola) dhe Maradona (114).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat