Ancelotti: Mos më pyesni për ata të dy

Futboll

Ancelotti: Mos më pyesni për ata të dy

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:41
Ancelotti

Real Madrid është mundur 1-0 në miqësoren e luksit të zhvilluar në Las Vegas kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelona-s.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një ndeshje të fazës përgatitore në korrik, një humbje në El Clasico nuk është kurrë e lehtë për t’u gëlltitur.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka folur në konferencë për shtyp pas humbjes të pësuar kundër katalanasve:

I pyetur në lidhje me planet që ka për Asnesio-n dhe Ceballos-in, Ancelotti ka thënë: “Nuk më bezdisin. Sigurisht, konkurrenca është shtuar…

“Duhet të pyesni ata nëse është më mirë që të largohen dhe duhet pyetur klubi nëse do t’u ofrojë atyre një kontratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat