Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb

Futboll

Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:30
Sedloski: Besoj te kualifikimi ndaj Dinamo Zagreb

Veç një ndeshje larg një kualifikimi historik është Shkupi, siç do të ishte kalimi në tretë në Champions League. Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë në Kroaci, kampionët e Maqedonisë së Veriut, do të presin sot Dinamon e Zagrebit, ku do të kërkohet kalimi më tej.

Para ndeshjes, ka folur edhe trajneri i shkupjanëve, Goce Sedloski, i cili u shpreh se beson te kualifikimi, por është i vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë.

”Pas asaj ndeshjeje që luajtëm në Zagreb dhe rezultatit pozitiv që morëm, sot na pret një sfidë e vështirë.

Nuk duhet të mashtrohemi nga barazimi që morëm në Maksimir. Gjatë gjithë javës në stërvitje ne kemi dhënë maksimumin dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Unë besoj në një fitore dhe kualifikim historik, por për ta realizuar atë na duhet mbështetja e publikut dhe tifozëve tanë, të cilët janë lojtari ynë i dymbëdhjetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat