Gundogan: Ja pse isha i zemëruar me Guardiola-n

Futboll

Gundogan: Ja pse isha i zemëruar me Guardiola-n

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 14:59
Gundogan: Ja pse isha i zemëruar me Guardiola-n

Mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gudogan, ka folur për titullin e fundit të fituar në javën e fundit të kampionatit në dokumentarin ‘Together: Champions Again!.

Gjermani ka pranuar edhe se ka qenë pak i zemëruar me trajnerin Pep Guardiola, fajtor se nuk e ka aktivizuar nga fillimi në ndeshjen vendimtare, që është vendosur pikërisht nga ai me një dygolësh kundër Aston Villa-s.

Duke folur për javën e fundit të Premier League 2021/22, atë të fituar 3-2 kundër Aston Villa-s, Gundogan ka thënë:

“Të gjithë jemi konkurrues dhe duam të luajmë. Besoj se javën paraardhëse nuk isha titullar, kështu që prisja që të isha në ndeshjen e fundit.

“Por nuk ka qenë kështu dhe kam qenë pak i zemëruar. Kam provuar të jem i përqendruar dhe të ndihmoja shokët e skuadrës. Por, më pas, kemi pësuar dy gola.

“Sapo kisha hyrë në fushë dhe kemi pësuar atë gol. Gjërat nuk po shkonin mirë. Por, më pas, kemi shënuar një gol dhe më pas kanë ardhur tre në total (dygolëshi i tij ka qenë vendimtar).

“Ka ndodhur gjithçka aq shpejt dhe ka qenë shumë e vështirë të analizohet”, kanë qenë fjalët e thëna nga Ilkay Gundogan të raportuara nga Goal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat