Sulmuesi francez transferohet te Hertha e Berlinit

Futboll

Sulmuesi francez transferohet te Hertha e Berlinit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:30
Sulmuesi francez

Një javë nga starti i kampionatit, Hertha e Berlinit ka bërë një goditje në sulm, duke marrë futbollistin e Young Boys, Wilfried Kanga.

Francezi 24-vjeçar luajti 25 ndeshje me Young Boys sezonin e kaluar dhe shënoi 12 gola, duke konfirmuar se ka nuhatje mjaft të mirë për portën kundërshtare.

Kanga ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e kryeqytetit, ndërsa vlen të theksohet se kartoni i tij ka kushtuar rreth 5 milionë euro, që do të shkojnë në arkat e klubit zviceran të Young Boys.

Sezonin e kaluar Hertha e Berlinit siguroi mbijetesën vetëm në Play Out përballë Hamburgut, megjithatë këtë vit synon të bëjë shumë më mirë, edhe për të vendosur paqe me tifozerinë që e ka kontestuar jo pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat