Koulibaly i kundërpërgjigjet ish-presidentit të tij!

Futboll

Koulibaly i kundërpërgjigjet ish-presidentit të tij!

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 00:04
Koulibaly i kundërpërgjigjet ish-presidentit të tij!

Presidenti i Napolit, Aurellio De Laurentis ka theksuar së fundmi se nuk do të transferojë më lojtarë nga Afrika, pasi në mes të kampionatit ata largohen për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës.

Sipas numrit një të napoletanëve, është diçka e gabuar që ai të paguajë për një lojtar i cili në një moment vendimtar të kampionatit nuk i shërben skuadrës.

Mirëpo, përgjigjen presidentit të Napolit ia ka kthyer menjëherë një ish-lojtar i të kaltërve. Fjala është për Kalidou Koulibaly i cili theksoi se lojtarët nga Afrika duhet të respektohen njësoj si ata nga Europa.

“De Laurentis ka të drejtë të thotë atë që mendon, por për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektohen.

Unë kur isha te Napoli, luajta edhe për Senegalin dhe me kombëtaren time fitova Kupën e Afrikës

. E di ishte një moment i vështirë për Napolin, por unë u lumturova për kombëtaren time. Dua më shumë respekt për lojtarët afrikanë dhe kombëtaret gjithashtu, ashtu siç trajtohen lojtarët europianë”, u shpreh Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat