Spal siguron kualifikimin

Futboll

Spal siguron kualifikimin

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 23:50
Spal siguron kualifikimin

Pas 123 minutave lojë, Spal ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë, ndërsa fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Empolit.

Ndonëse dominimin e pjesës së parë, por jo vetëm të të gjithë ndeshjes e kishin vendasit, fraksioni i parë u mbyll me barazim pa gola.

Do të duhej minuta e 80’ që të shënohej goli i parë, me Cambiaghi që i dhuroi avantazhin Empolit. Megjithatë gëzimi zgjati për vetëm dy minuta, pasi duke përfituar nga një pakujdesi e vendasve, Dickmann i dhuroi avantazhin Spal-it. Koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe si rrjedhojë ndeshja shkoi në shtesë.

U desh minuta e 120+1’ që gjithçka të vendosej, me Arena i cili i dhuroi golin e fitores ekipit të Spal dhe i siguroi kualifikimin për raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat