Tottenham zyrtarizon trajnerin e akademisë

Futboll

Tottenham zyrtarizon trajnerin e akademisë

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:38
Tottenham zyrtarizon trajnerin e akademisë

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze dhe i Tottenham Hotspur, por edhe i shumë skuadrave në “ishull” është rikthyer në Londër.

Jermain Defoe nis kështu karrierën si trajner, pasi është konfirmuar si trajneri i akademisë së “Spurs” dhe njëkohësisht do të mbajë edhe postin “Ambasador i Klubit”.

Një vlerësim nga londinezët për atë çfarë ka dhënë 39-vjeçari kur ishte pjesë e klubit.

Defoe ishte pjesë e Tottenham në dy periudha të ndryshme, 2003-2008 dhe 2009-2014 dhe në total zhvilloi 362 ndeshje dhe realizoi143 gola. Gjatë karrierës ai ka luajtur edhe për West Ham, Bournemouth, Portsmouth, Toronto, Sunderland dhe Rangers.

Gjithashtu numëron 57 ndeshje me Anglinë dhe 20 gola në periudhën 2004-2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat