Umtiti së shpejti zyrtarizohet te Lecce

Futboll

Umtiti së shpejti zyrtarizohet te Lecce

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 06:20
Umtiti

Samuel Umtiti së shpejti pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i skuadrës italiane, Lecce.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit tashmë gjithçka është e kryer dhe francezi do t’i bashkohet italianëve si i huazuar për një vit.

Lecce, që këtë vit u ringrit në Serie A, dëshiron të përforcohet me lojtarë cilësorë në mënyrë që të jetë sa më konkurruese.

Synimi kryesor i kësaj skuadre do të jetë mbetja në elitë, mirëpo objektivat mund të ndryshojnë rrugës, varësisht nga paraqitjet.

Në anën tjetër, Umtiti kërkon sa më shumë minuta në këmbë, kur dihet se vuajti jo pak nga lëndimet gjatë kohës sa ishte në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat