Nika: Në Prishtinë të rikthehemi me tre pikë

Futboll

Nika: Në Prishtinë të rikthehemi me tre pikë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:27
Nika

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (28 Gusht) ndaj Llapit në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Sfida në fjalë zhvillohet nga ora 17:00. Kjo është ndeshja e tretë e Prishtinës në këtë kampionat dhe e treta më radhë që nuk e zhvillon në stadiumin e saj, "Fadil Vokrri".

Skuadra kryeqytetase në këtë duel vjen pas barazimit të arritur në Ferizaj (0:0) dhe fitores në takimin e parë ndaj Dukagjinit në Klinë me shifrat 2:1 me gjithsej katër pikë të grumbulluara.

Ndryshe, Llapi pas tre ndeshjeve të zhvilluara i ka tubuar pesë pikë.

Prishtina edhe në këtë takim synon pikë të plota e për duelin në fjalë ka folur për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, portieri Ardit Nika.

"Sfida me Llapin do të jetë shumë e fortë pasi që si ne ashtu dhe Llapi e synojmë majën e tabelës. Ndeshjen e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme që të kemi paraqitje sa më të mirë dhe në Prishtinë të rikthehemi me tre pikë. Për fat të mirë asnjë futbollist nuk do të mungojë në këtë duel.

Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ekipi është shumë i motivuar dhe besojmë se do kjo do të sjell efektet e veta në lojë.

Ne këtë vit e festojmë 100-vjetorin e themelimit të klubit dhe do ta japim maksimumin në çdo ndeshje", ka thënë Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat