Akanji transferohet te Man City

Futboll

Akanji transferohet te Man City

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 17:31
Akanji transferohet te Man City

Manuel Akanji te Manchester City është punë e kryer.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje të plotë me Dortmundin të martën në mbrëmje.

Kontrata është duke u përgatitur teksa “Citizens” do të paguajnë 17 milionë euro për shërbimet e qendërmbrojtësit zviceran.

Përkundër transferimit të tij, Fabrizio Romano raporton se asnjë qendërmbrojtës nuk do të largohet nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat