Si dështoi transferimi i sulmuesit te Chelsea-t te Nottinghami për arsye banale

Futboll

Si dështoi transferimi i sulmuesit te Chelsea-t te Nottinghami për arsye banale

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:51
Si dështoi transferimi i sulmuesit te Chelsea-t te Nottinghami për arsye banale

Michy Batshuayi, i cili prej kohësh ka mbetur jashtë projektit të Chelsea-t, ishte një hap larg transferimit te Nottingham Forest, klubin që është shfaqur protagonist absolut në këtë merkato verore.

Marrëveshja totale mes palëve në fakt ishte arritur, por, siç tregohet nga “Sky”, një pengesë (dhe koha) burokratike hodhi poshtë gjithçka.

Me pak fjalë, Chelsea, që në momentet e fundit siguroi Zakarian nga Juvja dhe Aubameyangun nga Barcelona, është vonuar në dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke tejkaluar afatin e caktuar në mesnatë për skuadrat angleze.

Batshuayi, i cili sezonin që lamë pas luajti në formë huazimi te Besiktasi, do ta vijojë karrierën po në Turqi, por këtë herë te Fenerbahce, ku po kalon vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat