Taipi: Atmosfera kur humb nuk është shumë e mirë

Futboll

Taipi: Atmosfera kur humb nuk është shumë e mirë

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 17:47
Taipi

Kukësi do të përballet ditën e nesërme në sfidën e kësaj jave në Kategorinë Superiore me Teutën. Përpara kësaj sfide ka folur dhe mesfushori i verilindorëve, Shqipërim Taipi i cili ka komentuar gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për nesër.

“Kemi 3 ndeshje ku nuk kemi qenë ku duhet dhe pa rezultat por kanë ardhur shumë futbollistë e kanë ikur shumë por nesër duhet të tregojmë qe jemi Kukësi dhe të kthehemi te fitoret.

Atmosfera normalisht kur humb nuk është shumë e mirë por ne mundohemi ta mbajmë sepse kemi shumë ndeshje dhe është vetëm fillimi e nesër shpresojmë në fitore.

Normal që çdo herë kur bën ndeshje, rritemi një nga një dhe duhet që të vazhdojmë përpara. Kur humbet nuk je i qetë por të gjithë e dimë që jemi futbollistë profesionstë dhe duhet të perballomë çdo situatë.”, u shpreh Taipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat