Klopp “tallet” pak me pronarin e Chelsea

Futboll

Klopp “tallet” pak me pronarin e Chelsea

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 19:33
Klopp “tallet” pak me pronarin e Chelsea

Një ndër arsyet kryesore që Klopp është skeptik për këtë ide është edhe orari që nuk lënë hapësirë që ajo të realizohet

Menxheri i Liverpool, Jurgen Klopp e ka kundërshtuar një ide të pronarit të ri amerikan të Chelsea që Premier Ligë mund ta krijojë një format të një ndeshje “All-Star” në mes të lojtarëve më të mirë të veriut dhe jugut në Angli.

Duke folur në konferencën SALT që u mbajt në New York të martën, Todd Boehly tha se ai shpreson që Premier Liga “të marrë pak mësim nga sportet amerikane” dh e ta këtë një ndeshje “me të gjithë yjet” për të rritur edhe më shumë paratë për klubet që janë më poshtë në renditje në piramidën e futbollit anglez.

Kjo ide ju komunikua Kloppit pas fitores 2-1 kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve mbrëmë dhe trajneri gjerman u tall me të.

“Çfarë të them – a dëshiron ai që të na sjellë edhe Harlem Globetrotters dhe ata të luajnë kundër një skuadre futbolli?”.

Problemi kryesor i Klopp për këtë është se nuk ka ndonjë orar të përshtatshëm futbollit për ta luajtur një ide të tillë.

“Kur ta gjejë ndonjë datë për këtë ide, te më telefonojë”, tha ai. “Ai harron që sportet e mëdha në Amerikë, të cilët lojtarë kanë katër muaj pushim kështu që ata janë të lumtur që të bëjnë pak sport në këto data pushimi. Është tërësisht e kundërta në futboll”.

MLB, NBA dhe NHL të gjitha luajnë një ndeshje “All-Star”  në mes të sezonit të tyre. Ekuivalenti i NFL-së – Pro Bowl – zhvillohet këtë të diel para Super Bowl.

Boehly, i cili është pronar edhe i skuadrës së MLB-së, Los Angeles Dodgers dhe ndan aksionet e tij me skuadrën tjetër të NBA, La Lakers, është parë shpesh në Europë pasi që bleu Chelsean për 2.5 miliard funte në maj.

Duke e bërë vetëm kryetar e po ashtu edhe drejtor të brendshëm sportiv, Boehly shpenzoi më shumë së 300 milionë euro për të sjellë lojtarë të ri tek ekipi i tij. Pastaj, pas vetëm shtatë ndeshjeve të Chelseat në këtë sezon, Boehly shkarkoi menaxherin Thomas tuchel për ta zëvendësuar me Graham Potterin e Brightonit.

Më shumë skuadra të mëdha në Angli si ; Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe tani Chelsea, që kanë pronar amerikanë, ndoshta ishte e pa evitueshme ideja që traditat në sporte në SHBA të hynë edhe në futbollin anglez.

Vetëm vitin e kaluar, katër nga këto skuadra, bashkë me Manchester City dhe Tottenham, u përpoqën që të formojnë një Super Ligë të Europës bashkë me klube nga Italia dhe Spanja.

Propozimi u rrëzua brenda 48 orëve kur klubet angleze u tërhoqën pas një reagimi të madh të tifozëve të tyre dhe kritikave nga Qeveria britanike që do të mund ta pengonte atë me anë të ligjit.

Ideja e Boehlyt është shumë më pak radikale por po ashtu do ta ndryshonte status -konë e orarit të futbollit tradicional anglez i cili tani ka edhe dy gara për kupa bashkë me Premier Ligën ku garojnë 20 skuadra.

Klopp ka qenë një kritik i hapur për kërkesat që ju bëhen lojtarëve për numrin e madh të ndeshjeve me klube dhe Kombëtare gjatë vitit. Këtë sezon, Botërori pritet të mbahet në mes të sezonit në ligën e Anglisë për herë të parë.

Klopp po ashtu është pyetur nëse “njerëzit do të dëshironin të shikonin” skuadra të kombinuara nga veriu dhe jugu që do të rivalizonin njëri tjetrin së bashku.

“Imagjinoni këtë – lojtarët e United, lojtarët e Liverpool, lojtarët e Everton, të gjithë në një skuadër”, tha ai.

“Ose tërë djemtë e Londrës së bashku?”, shtoi Klopp. “Arsenali dhe Tottenhami. Shumë mirë. A e ka thënë më të vërtetë këtë? Interesante!”.

Boehly po ashtu ka dhënë edhe një ide për mundësinë e një “turneu me katër skuadrat e fundit” – duke ju referuar kështu më shumë një beteja për rënie nga Premier Liga – por nuk është zgjeruar me këtë gjatë konferencës së SALT..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat