Portieri vendos një rekord absolut në Serie A!

Futboll

Portieri vendos një rekord absolut në Serie A!

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 23:22
Portieri vendos një rekord

Portieri vendos një rekord absolut në Serie A!

Sezonin e kaluar i dhuroi Bolognës një gol, që i kushtoi Interit titullin kampion dhe do të mbahet mend gjatë për këtë, megjithatë Ionut Radu po tregon se është një portier shumë cilësor, në 6 javët e para të kampionatit.

I huazuar te Cremonese, gardiani rumun është ai që ka realizuar më shumë pritje në këto javë të para, plot 38 të tilla, shumë më tepër se Dragowski që renditet i dyti me 36 pritje dhe Sepe, Audero e Montipo me nga 22 pritje.

Në 6 javët e para Cremonese numëron 4 humbje dhe vetëm dy barazime, duke pësuar 10 gola, por bilanci do të ishte shumë më i keq, nëse Radu nuk do të tregonte një formë spektakolare, duke shmangur shumë gola të sigurt me pritjet e tij të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat