Di Maria i drejtohet Milik: Po ty pse të zëvendësuan?

Futboll

Di Maria i drejtohet Milik: Po ty pse të zëvendësuan?

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:04
Di Maria i drejtohet Milik: Po ty pse të zëvendësuan?

Juventus po kalon një moment shumë të vështirë. Humbja ndaj Benfica ishte shumë e hidhur jo vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën e lojës.

Skuadra e drejtuar nga Allegri këtë sezon ka fituar vetëm 2 nga 8 ndeshjet e luajtura.

Tifozët po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe një video pas përfundimit të ndeshjes e përkeqëson edhe më shumë pozitën e tij.

Angel Di Maria shihet duke folur me Arkadiusz Milik dhe duke e pyetur me habi pse trajneri e hoqi nga loja në minutën e 70, duke qenë se polaku ishte autori i golit të vetëm të bardhezinjve dhe lojtari më i mirë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat