United bën gati 80 milionë euro

Futboll

United bën gati 80 milionë euro

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:07
Manchester Utd

United bën gati 80 milionë euro!

Manchester United do të vijojë investimet edhe në merkaton e janarit, teksa pritet një mini-revolucion.

Sipas “The Sun”, ky është premtimi i drejtuesve të Djajve të Kuq, të cilët synojnë t’i plotësojnë dëshirat trajnerit Erik ten Hag.

Ish-trajneri i Ajax-it do të ketë në dispozicion 80 milionë euro për të blerë lojtarë të rinj, shifër që mund të rritet më tej në rast të largimit të sulmuesit Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez me shumë mundësi mund të nis një aventurë të re, pasi nuk është përshtatur me lojën e strategut të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat