Ky është talenti 17-vjeçar që refuzoi Belgjikën dhe zgjodhi kombëtaren shqiptare

Futboll

Ky është talenti 17-vjeçar që refuzoi Belgjikën dhe zgjodhi kombëtaren shqiptare

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:27
Behar Ismaili

Behar Ismaili, talenti 17-vjeçar, i cili aktivizohet me klubin e njohur të Anderlehtit në Belgjikë, ka shprehur lumturinë për ftesën nga Kombëtarja shqiptare Shpresa.

Djaloshi kuqezi nuk e fsheh dëshirën e madhe që ka për të luajtur me Kombëtaren A në një të ardhme të afërt.

"Jam shumë i gëzuar që më jepet mundësia të luaj me ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Atmosfera është shumë e mirë, kemi shumë harmoni me djemtë dhe grupin.

E kam diskutuar edhe me familjen dhe kemi qenë të gjithë në një mendje që të zgjedh Shqipërinë. Kohë më parë kam pasur edhe mundësi të përfaqësoj Belgjikën me ekipet e moshave, por jam shumë i lumtur që kam vendosur të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj që një ditë të kaloj në Kombëtaren A. Aktualisht jam pjesë e Anderlehtit në Belgjikë dhe aktivizohem me skuadrën U-23," u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat