Vijon vala e grabitjeve në Angli, viktima e radhës

Futboll

Vijon vala e grabitjeve në Angli, viktima e radhës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:41
Vijon vala e grabitjeve në Angli, viktima e radhës

Nuk ndalet vala e grabitjeve, sulmeve apo tentativave për thyerje të banesave të sportistëve dhe personazheve të famshme vijon me vrull në Mbretërinë e Bashkuar. I prekuri i fundit është Alex Oxlade-Chamberlain, shtëpia e të cilit në Wilmslow, që ndodhet në kontenë Cheshire, u grabit këtë të martë kur vetë futbollisti dhe familja e tij ishin të pranishëm.

Futbollisti i Liverpoolit është fejuar me Perrie Edwards, këngëtaren e grupit Little Mix, me të cilën ka një djalë pak më shumë se një vjeç. Me sa duket, sipas “The Sun”, sulmuesit hynë në banesën e tij luksoze prej 4 milionë eurosh, ndërsa familja ndodhej në katin e poshtëm.

Ata morën sende me vlerë si bizhuteri dhe fatmirësisht futbollisti dhe familjarët e tij nuk janë lënduar.

Çifti, i terrorizuar, ka lajmëruar menjëherë policinë që po e heton ngjarjen. “Është shumë e rëndë të mendosh se dikush ka qenë në shtëpinë tënde para se të kuptoje se çfarë po ndodhte.

Është shumë shqetësuese. Dhe pa dyshim që u është thyer zemra, sepse kanë marrë shumë sende me vlerë, jo vetëm financiarisht”, tha një mik i të dyve për tabloidin britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat