Pritet mbrëmje spektakolare në Champions League

Futboll

Pritet mbrëmje spektakolare në Champions League

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:28
Pritet mbrëmje spektakolare në Champions League

Champions League sonte në mbrëmje vjen me ndeshjet e treta në fazës së grupeve, ku disa prej tyre do të jenë duele përcaktuese. Në Grupin “e vdekjes” do të ketë një super duel mes Interit dhe Barcelonës.

Zikaltrit duhet të marrin një rezultat pozitiv nëse duan që të kalojnë në fazën tjetër.

Skuadra e Inzaghit po kalon një formë të dobët në duelet e fundit, por me mbështetjen e tifozëve mund të bëhet jo pak e rrezikshme kundër ekipit të Xavit.

Në të njëjtën grup, Bayerni pritet të ketë një mision shumë të thjeshtë në shtëpi ndaj Viktoria Plzen. Bavarezët në Champions këtë edicion kanë treguar se nuk falin në asnjë raste kundërshtarët dhe kërkojnë të hipotekojnë kualifikimin.

Duel interesant ndërkohë pritet të jetë dhe ndeshja mes Ajaxit dhe Napolit. Skuadra e Spalletit udhëheq me 6 pike, por ekipi holandez kërkon ta arrijë. Liverpooli duhet të fitojë me patjetër në shtëpi kundër Rangers, pasi ka vetëm 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat