Sulmuesi transferohet te skuadra ku u bë i njohur

Futboll

Sulmuesi transferohet te skuadra ku u bë i njohur

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:14
Sulmuesi transferohet te skuadra ku u bë i njohur

Transferim surprizë për Josip Iliçiç!

Sulmuesi ka kaluar me parametra zero te skuadra ku u bë i njohur, te Maribori në Slloveni.

34-vjeçari, i cili e mbylli me Atalantën këtë sezon do të vijojë karrierën në vendlindje, duke u rikthyer sërish te Maribori pas 12 vitesh.

Slloveni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, të cilin do ta mbajë të lidhur për të paktën deri në vitin 2025.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Mariborit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen ish-futbollistit bergamask.

Përveç Atalantës dhe Mariborit, Josip Iliçiç u aktivizua edhe me skuadrat e Fiorentinës, Palermos, Interblok, Bonifika dhe Britof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat