Arteta: Të tregojmë se e kemi ngritur nivelin

Futboll

Arteta: Të tregojmë se e kemi ngritur nivelin

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:21
Arteta: Të tregojmë se e kemi ngritur nivelin

Arsenali i tij kryeson Premier Ligën dhe po lundron me statistika që i garantojnë të paktën renditjen në katër vendet e para këtë sezon. Mikel Arteta i ka sfiduar lojtarët e tij që të tregojnë se e kanë ngritur stekën e tyre kur të përballen me Liverpulin të dielën në “Emirates”.

“Është një ndeshje me të vërtetë emocionuese ndaj një prej rivalëve kryesorë të këtij kampionati. Do të jetë një ndeshje shumë kërkuese dhe ne do na nevojitet të jemi në maksimumin tonë.

Është një sfidë që të gjithë mezi po e presin ndaj një rivali që e ka treguar nivelin e vetë në 5-6 vitet e fundit. Prandaj ne duhet të tregojmë se e kemi ngritur nivelin tonë dhe jemi në gjendje për të rivalizuar”, tha tekniku spanjoll në konferencë.

21 pikë nga 24 të mundshme janë diçka fantastike, por Arteta beson se ka shumë rrugë përpara: “Ne mund të bëhemi më të mirë sesa jemi sot dhe sfida është të jemi në gjendje që ta tregojmë këtë çdo tri ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat