FFShGj e pikëlluar për vdekjen e sportistit: Lajmi për vdekjen e Afrimit, solli dhembje të madhe

Futboll

FFShGj e pikëlluar për vdekjen e sportistit: Lajmi për vdekjen e Afrimit, solli dhembje të madhe

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:23

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, është e tronditur me ikjen e hershme në amshim të futbollistit të mirënjohur Afrim Kuçi.

 “U nda nga jeta ish-futbollisti Afrim Kuçi!

Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e spotdashës në Gjermani, Kosovë e më gjërë. Afrimi Kuçi ishte futbollist i talentuar, duke u formuar në Kosovë, në juniorët e Trepçës së Mitrovicës dhe ekipin e Rudarit të Stan Tërgut.

Në Evropë ai luajti në Ligën e dytë suedeze (Modo FF), në Ligën e parë të Polonisë (Wislla Krakovë) dhe pastaj në Gjermani, në Ligën e tretë, Regionalliga, për  SF Siegen. Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysëmprofesinal, për ta mbyllë karriern në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit.

Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Beqaj) që mori ftesën nga selektori i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur  për kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros lindin disa probleme të cilat atë e lanë jashtë kombëtarës.

Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjërë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar.

U prehte në paqe miku ynë Afrim Kuçi. 

Ngushëllime familjes, të afërme dhe miqëve të tij të shumë”, shkruan në telegram ngushëllimin e FFShGj-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat