Merret vendimi për Muriqin

Futboll

Merret vendimi për Muriqin

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 13:43
Merret vendimi për Muriqin

Vedat Muriqi është suspenduar me dy ndeshje moslojë.

Sulmuesi i Kosovës ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Pizarro Gomez në ndeshjen e zhvilluar ndaj Elches pasi e kishte goditur një kundërshtar me dorë derisa po priste t’i vinte topi.

Muriqi me këtë rast do t’i humbë dy ndeshjet e radhës së ekipit ishullor, kundër Sevillës ne “Son Moix” këtë të shtunë dhe kundër Real Sociedadit në Donosti të mërkurën tjetër.

Kjo pa dyshim do të jetë një mungesë e madhe për Mallorcan duke e pasur parasysh se Muriqi është golashënuesi më i mirë i ekipit deri tash me 4 gola nga 8 ndeshje.

Prizrenasi e humbi një penallti fillimisht, ndërsa më pas e shndërroi në gol një tjetër 11 metërsh para se të përjashtohej nga loja me karton të kuq.

Ai i Muriqit është kartoni i kuq i Mallorcas këtë sezon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muriqi ka kërkuar falje për veprimin e që e bëri.

Trajneri Javier Aguierre do të mendojë për alternativa, ndërsa në opsion janë Ángel Rodríguez e Abdón Prats.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat