Drita me dy mungesa të rëndësishme

Futboll

Drita me dy mungesa të rëndësishme

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:19
Drita

Nesër (e mërkurë) zhvillohet kryendeshja e xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. 

Në këtë ndeshje, Dritës do t’i mungojnë dy futbollistë të rëndësishëm, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Besnik Krasniqi dhe mesfushorin Hamdi Namani.

Krasniqi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit, ndërsa Namani e ka mbushur kuotën e kartonëve të verdhë.

Drita futet në këtë derbi si lidere e tabelës në elitën e futbollit kosovar, teksa Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrava në këtë edicion u mbyll me barazim pa gola në “Fadil Vokrri”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat