Brazili në ankth përpara Botërorit

Futboll

Brazili në ankth përpara Botërorit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:11
Pasqueta

Brazili në ankth përpara Botërorit!

Duket se planet e Tite po fillojnë të prishen përpara fillimit të Botërorit, me Lukas Pasqueta që rrezikon pjesëmarrjen në Katar.

Mesfushori brazilian, i cili është një nga të parapëlqyerit e trajnerit të “Seleçaos”, pësoi një dëmtim në shpatull në sfidën kundër Liverpul dhe gjendja duket vërtet serioze.

Kështu është shprehur dhe trajneri i Uest Hem, Dejvid Mojes, i cili tha pas ndeshjes: “Dëmtimi duket serioz. Ne do ta humbim atë për disa kohë dhe na vjen vërtet keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat