UEFA shlyen borxhet e finales në Paris

Futboll

UEFA shlyen borxhet e finales në Paris

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:06
UEFA shlyen borxhet e finales në Paris

Shtëpia evropiane e futbollit vendosi që Rusisë, t’i merr të drejtën e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve, për shkak të luftës në Ukrainë. Sfida për titullin e kampionit në garën elitare duhej të zhvillohej në Shën Petersburg dhe ajo u zhvendos në Paris, ku Reali mundi Liverpullin me 1-0.

Aleksej Sorokin, përfaqësues i Federatës Ruse të Futbollit, zbuloi se UEFA nuk mbeti pa u ndëshkuar me këtë rast dhe se ka shlyer të gjitha “borxhet” ndaj drejtusve të futbollit rus.

“Janë mbyllur të gjitha shpenzimet me kontraktorët që kanë pasur kosto në përgatitjen e finales dhe UEFA ka mbuluar të gjitha detyrimet që ishin në kontrata”, tha Sorokin.

Kujtojmë se Vinisius Zhunior ishte vendimtar në Paris, duke siguruar titullin e 14-të në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat