Problem teknik në Portugali, ndeshja Benfica-Juventus do të luhet pa goal-line technology

Futboll

Problem teknik në Portugali, ndeshja Benfica-Juventus do të luhet pa goal-line technology

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:59
Problem teknik në Portugali

Benfica-Juventus është një duel vendimtar për fatin e bardhezinjve në Champions League, por që do të luhet pa “goal-line technology”. 

UEFA ka bërë të dituar pak orë para ndeshjes se për shkak të një problemi teknik kjo lloj teknologjie nuk do të jetë aktive.

Arbitri i ndeshjes, serbi Jovanovic duhet të bëjë pa ndihmën e orës në këtë ndeshje, nëse do i duhet që të përcaktoje raste kur topi ka kaluar ose jo vijën e portës.

Tifozët bardhezi edhe pse të shqetësuar shpresojnë që fati ti ndihmojë sërish si disa vite më parë, kur Muntari do të realizonte një gol, që nuk do të shihej nga arbitri në vijën e portës së Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat