Vashat ferizajase rrihen mes vete, Festina thotë se u sulmua Merita! Shaqiri jep versionin e tij

Futboll

Vashat ferizajase rrihen mes vete, Festina thotë se u sulmua Merita! Shaqiri jep versionin e tij

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 tetor 2022 Në ora: 19:28
KFF Ferizaj

Incident i rëndë ka ndodhur dje në teshatoret e klubit të futbollit Ferizaj (femrat).

Një incident i pazakontë, futbollistet (femrat) rrihen mes vete.

Trajnerja e Ferizajt, Festina Koxha, thotë se lojtarja e Vizionit të Ferizajt, e ka sulmuar lojtaren e tyre. 

Image

Qerim Shaqiri

Trajneri i Vizionit, Qerim Shaqiri, e ka versionin e tij.

Informacionet brenda klubit bëjnë të ditur se dje lojtaret tuaja janë sulmuar në teshatore, si ndodhi dhe kush e bëri?

“Rreth orës 17:20 është sulmuar Merita Bajrami nga Florentina Ramadani në korridorin e zhveshtoreve ku distanca mes zhveshtores së Vizionit dhe të Ferizajt është shumë e vogël.

Klubi jonë e i ka përfundu stërvitjet në ora 17:00 ku menjëherë pas neve ka pas stërvitje Vizioni, vajzat tona kanë shkuar në zhveshtore për mu ndërru, kurse vajzat e Vizionit të gjitha kanë dal në fushë vetëm Florentina Ramadani dhe Teuta Mehmeti kanë qëndru në zhveshtore kanë prite deri të del Merita, ku menjëherë pas daljes u sulmu nga Florentina. 

Teuta vetëm ka shiku nga zhveshtorja e Vizionit, kurse lojtaret tona kanë ndërhy me i nda sepse Florentina vazhdimisht e ka sulmu Meritën. 

Normalisht trajnerët duhet mu interesu ku janë lojtaret e tyre kur nuk i shohin në fushë po ata nuk janë interesuar, nga kjo lind dyshimi se ata e kane ditë çka ka me ndodhë…”, përgjigjet Koxha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Festina thotë se rasti është paraqitur edhe në polici.

Qerim Shaqiri thotë se nuk ka njohuri dhe habitet për rastin! 

“Këto janë të pavërteta, brenda stërvitjes, rrugës apo ku ka ndodhur kjo, nuk e di. Nëpër shtëpia nuk mundem me ruajt askënd. Problemi ekziston më thellë, por askush nuk mundet me njollos emrin e KFF Vizionit.

Është turp për Festinën mu paraqit në media e me shpif gjëra të paqena, kur dihet se ajo hapa e parë i ka bërë tek Vizioni.

Me ra pre e disa personave që nuk ia dojnë të mirën Vizionit dhe janë po ata që e pengojnë zhvillimin e KFF vizionit.

Jemi kanë duke përgatitur dhe në dalje e kam përshëndet Festinën, nuk e di çka janë ato shpifje, mundet me pas mundet mos me pas rrahje, por nuk kam qenë brenda.

Tani duhet të luajë si vendas më 17 - vjeçar në Prishtinë me Prishtinën, për shkak se fusha është e zënë në Ferizaj”, thotë Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat