Ferizaj shmang humbjen në fund nga Drenica 

Futboll

Ferizaj shmang humbjen në fund nga Drenica 

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 14:55
Ferizaj

Ferizaj shmang humbje në minutën e fundit por mbetet i ngujuar edhe më tej në fund të renditjes së elitës së futbollit të Kosovës.

Ferizajasit ndahen baras (1:1) me Drenicën e Skenderaj, në takimin e javës së 14-të, që u luajt prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton në Ferizajt.

Në minutën e 37-të, Agim Zeka kalon në epërsi Drenicën, i cili nga rreth 11-12 realizon. 

Në fund të takimit, në minutën e 87-të, Gentrit Halili me zgjuarsinë e tij, ka barazuar rezultatin 1:1.

Drenica është në vend të pestë me 17 pikë dhe Ferizaj në fund të renditjes me 9 sosh.

Është pika e parë për trajnerin kroat që udhëheq Ferizajn, Andrej Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat