BVK është me fat që e ka Gëzim Bakiun!

Futboll

BVK është me fat që e ka Gëzim Bakiun!

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:51
BVK

Futbollistët e BvK Konjare kanë shënuar fitore të re në Ligën e Tretë-Veri. Ata sot pasdite në stadiumin e Konjares së Mesme të Shkupit me rezultat 2-0 triumfuan kundër Aerodrom.

Fitoren vendësve ua vulosi Gëzim Bakiu në minutën e 50-të të ndeshjes me një gol fantastik për “shpica” televizive.

Ai realizoi një eurogol duke shënuar në këndin e epërm, të djathtë, të portës kundërshtare, duke mos i lënë portierit mysafir asnjë mundësi për të intervenuar.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për fitoren. Për ne ishte ndeshje me shumë rëndësi që të fitojmë, sidomos në terrenin tonë. Shënova një gol të bukur, i lumtur që isha aq preciz dhe që një gol i tillë vulosi fitoren tonë.

Kam shënuar shumë gola të bukur në karrierë, e ky ishte një prej më të mirëve. Do të vazhdojë të punojë kështu dhe të vazhdojë me gola”, deklaroi Bakiu.

Sa për kujtesë, golin e parë për BvK Konjare e shënoi Fatih Jusufi në minutën e 16-të të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat