Ozil, sulmon Aubameyangun

Futboll

Ozil, sulmon Aubameyangun

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 23:14
Ozil, sulmon Aubameyangun

Që kur Özil u largua nga Arsenali në janar 2021, lojtari turko-gjerman i ka kaluar dy vitet e fundit në ligën turke.

Megjithatë, gjatë këtyre muajve është folur për një rikthim të mundshëm në Premier League, diçka që menaxheri i tij e ka mohuar shumë shpejt, por duke “sulmuar” një tjetër ish-lojtar të Arsenalit.

“Ozil nuk mund të luajë kurrë për një klub tjetër anglez, nuk është si Aubameyangu. Ai e kujton me shumë nostalgji kohën kur luante tek Arsenali dhe është ende në kontakt me shumë lojtarë, duke përfshirë (Bukayo) Saka, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të veçantë”.

Kujtojmë se një vit pasi Özil i tha lamtumirën klubit londinez, Aubameyang bëri të njëjtën gjë pas mosmarrëveshjeve që pati me trajnerin Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat