Imeri: Fitore shumë e rëndësishme në një fushë të vështirë

Futboll

Imeri: Fitore shumë e rëndësishme në një fushë të vështirë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:29
Imeri

Voska Sport shënoi fitore në udhëtim tek Arsimi 1973 në Çegran të Gostivarit. Vendasit u ankuan për vendimin e arbitrit për  një penallti, e cila mysafirëve u solli tre pikë të rëndësishme.

Skuadra e Berat Imerit ka mbajtur hapin me kryesuesit. Trajneri i Ohrit pas ndeshjes me Arsimin tha:

“Fitore shumë e rëndësishme që erdhi pas një mini krize në të cilën kaluam. Mendoj se djemtë dhanë maksimumin në një terren shumë të vështirë për lojë dhe për këtë e përgëzoj ekipin.

Tani duhet të shohim përpara, kemi edhe 3 ndeshje të vështira deri në gjysëm sezon, ajo e radhës gjithmonë na intereson më së shumti”.

Në xhiron e ardhshme Voska Sport do të luajë derbin e qytetit kundër ekipit të Ohridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat