Talenti i Bayernit “çmend” Matthaus

Futboll

Talenti i Bayernit “çmend” Matthaus

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:03
Talenti i Bayernit “çmend” Matthaus

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen. 19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asiste në të gjithë kompeticionet me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve.

Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në Kupën e Botës Katar 2022, kompeticion të cilit synon t’i shkojë deri në fund me Gjermaninë e tij.

Legjenda e Bayern Munchen dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus është i fiksuar pas talentit gjerman, të cilin e krahason me Leo Messin. “E patë çfarë bëri Musiala? Magji e vërtetë, ai luan si Leo Messi, është për Hollywood.

Ai duhet ta mbyllë karrierën te Bayerni, duhet të luajë gjithmonë me bavarezët. Unë mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por harrojeni, ai nuk është në shitje”, theksoi për Sky Sports Matthaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat