Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi në një romancë të re?

Futboll

Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi në një romancë të re?

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:18
Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi në një romancë të re?

Eros Grezda e hodhi pas krahëve ndarjen e tij me Oriola Marashin dhe është në një lidhje me Ajsel Abazin.

Mesa duket tani ka ardhur koha që modelja të bëjë një hap para në jetën e saj sentimentale. Një foto në “Instastory-n” e Oriolës së fundmi na lë të kuptojmë që ajo ka nisur një romacë të re. Marashi ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe të gjithë e dimë që trëndafilat në këtë ngjyrë simbolizojnë dashurinë.

Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar, nëse është e vërtetë të gjithë jemi kuriozë të mësojmë kush është mashkulli që ia ka marrë zemrën Oriolës.

Futbollisti Eros Grezda, ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen e njohur Oriola Marashi, ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private. “Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat.

U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”- u shpreh ai. 

Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.

 Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat