Propozimi i çuditshëm i mbrojtësit holandez për bashkëshorten

Futboll

Propozimi i çuditshëm i mbrojtësit holandez për bashkëshorten

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:14
Propozimi i çuditshëm

Propozimi i çuditshëm i mbrojtësit holandez për bashkëshorten!

Natan Ake është një nga futbollistët që do të luajë Botërorin e parë në karrierë, ku së bashku me Holandën do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Gjithsesi, propozimi që ai i bëri bashkëshortes ishte vërtet i çuditshëm.

Mbrojtësi i Mançester Sitit dhe bashkëshortja e tij Kajli, janë bërë prindër dhe kjo erdhi pasi 27-vjeçari i kërkoi gruas së tij që të lindte përpara kohe.

Një veprim i çuditshëm nga ana e Akesë, i cili ka thënë se kjo gjë erdhi si pasojë e Kupës së Botës.

Ai kishte kërkuar që të ishte prezent në lindjen e foshnjës dhe ashtu ndodhi, teksa tani, 27-vjeçari do të duhet të bashkohet sërish me skuadrën e tij, teksa do të luajnë ndeshjen e parë më 21 nëntor, kundër Senegalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat